Rusia nis dërgimin e raketave S-300 në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81563-rusia_nis_dërgimin_e_raketave_s_300_në_siri
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska kishte nisur dërgimin e sistemit të raketave sipërfaqësore në Siri dhe paralajmëroi fuqitë perëndimore të përpiqen të ndihmojnë përpjekjet e udhëhequra nga OKB-ja për t’i dhënë fund konfliktit shtatëvjeçar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 29, 2018 17:26 Europe/Tirane
  • Rusia nis dërgimin e raketave S-300 në Siri

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska kishte nisur dërgimin e sistemit të raketave sipërfaqësore në Siri dhe paralajmëroi fuqitë perëndimore të përpiqen të ndihmojnë përpjekjet e udhëhequra nga OKB-ja për t’i dhënë fund konfliktit shtatëvjeçar.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se sistemi do të dorëzohej te forcat e presidentit sirian Bashar Asad brenda dy javëve, pavarësisht kundërshtimeve të forta të Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara. “Dorëzimi filloi tashmë dhe ashtu siç Presidenti rus  Vladimir Putin tha, pas atij incidenti javën e kaluar, do të marrim masat për të siguruar 100 për qind jetën e njerëzve tanë”, tha Lavrov në një konferencë shtypi në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kryediplomati rus iu referua qartazi incidentit me rrëzimin e avionit rus mbi Siri javën e kaluar, për të cilin Moska akuzoi se Izraeli ka pasur ndikim të tërthortë. Rusia, së bashku me Iranin dhe Turqinë janë munduar për të zgjidhur në mënyrë diplomatike krizën në Siri. Ajo gjithashtu ka shtyrë bisedimet e veta me Iranin dhe Turqinë, të njohura si procesi i Astanas, pasi negociatat e paqes të udhëhequra nga OKB-ja kanë ngecur. Disa diplomatë kanë thënë se incidenti izraelit dhe një marrëveshje ruso-turke për të pezulluar një ofensivë në bastionin e fundit të mbajtur nga rebelët e Idlibit, mund të ofronin një dritare për të nxitur zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të numër 2254 të OKB-së, që synon përfundimin e konfliktit në Siri. Drejtori i Departamentit të kontrollit dhe pengimit të përhapjes së armëve pranë Ministrisë së jashtme të Rusisë, ka thënë se dërgimi i sistemit S-300 në Siri do të bëhet shkak i vendosjes së stabilitetit. Vladimir Armakov të martën duke mbrojtur qëndrimin e dërgimit të sistemit të mbrojtjes raketore në Siri, ka thënë se veprimi i Moskës për të dërguar sistemin e mbrojtjes raketore S-300 në Siri do të çojë në stabilizim e rajonit. Rusia do ta furnizojë Sirinë me sistemin raketor tokë-ajër S-300, bëri të ditur ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke thënë se ai do ta përmirësojë mbrojtjen e këtij vendi dhe do të ndihmojë shmangien e incidenteve, të tilla si rrëzimi i një avioni rus nga forcat siriane, javën e kaluar. Shoigu tha se Moska do ta dërgojë sistemin S-300 brenda dy javësh dhe se do t'i furnizojë forcat e Qeverisë siriane me sisteme të tjera të përditësuara për mbrojtje nga ajri. Për dërgesat e mundshme të sistemit të mbrojtjes ajrore S-300, çështja më e rëndësishme është se këto armë nuk duhet të përdoren kundër Izraelit, tha ministri i luftës i Izraelit, Avigdor Lieberman. Nëse i përdorin ato kundër nesh, ne gjithashtu do të luftojmë kundër tyre. Izraeli do të ndërmarrë veprime hakmarrëse nëse përdoren kundër avionëve tij raketat e sistemit mbrojtës S-300. Zv/ministri i jashtëm i Sirisë Feisal Mekdad tha në përgjigje të njoftimit të Moskës për dërgimin e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-300 në Siri se marrëdhëniet ndërmjet dy palëve po thellohen çdo ditë e më shumë.