Ekzagjerimet e ministrit të jashtëm të Bahrejnit kundër Iranit
Ministri i jashtëm i Bahrejnit në fjalimin e tij në AP të OKB ka përsëritur disa pretendime të krerëve të regjimit Al Khalifa kundër Iranit.
Khaled bin Ahmed al-Khalifa, në AP të OKB ka akuzuar Iranin për mbështetjen e terrorizmit dhe për ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të rajonit. Ministri bahrejnas pretendoi se Irani është kërcënim serioz për zhvillimin e rajonit të Lindjes së Mesme. Regjimi Al Khalifa prej kohësh ndjek rrugën e Arabisë Saudite, Amerikës dhe regjimit sionist duke lëshuar pretendimet dhe akuza kundër Iranit. Teherani gjithmonë ka theksuar në dialog dhe bashkëbisedime mes vendeve të rajonit për të pasur marrëdhëniet të mira fqinjësie. Bahrejni prej 14 shkurtit 2011 përballet me protesta popullore kundër regjimit Al Khalifa, regjim që duke marrë mbështetjen dhe mbrojtjen e Arabisë Saudite ka shtypur protestat me dhunë.