Ushtria jemenase: Dubai më nuk është i sigurt
Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit paralajmëroi investitorët e huaj dhe vendas në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se për sa kohë vazhdon agresioni i koalicionit Emiratas-Saudit kundër Jemenit, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të kenë siguri dhe qetësi.
Sharif Llokman ka folur për dy operacione të zhvilluara në Xhizan (jug të Arabisë Saudite) dhe Dubai. Komiteti popullor i Jemenit ditën e diele nëpërmjet dronëve Samad-3 ka lëshuar disa raketa në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Dubait. Ky aeroport është qëlluar edhe më herët me raketa të lëshuara nga Jemeni. Ushtria e Jemenit dhe komitetet popullore pothuajse për çdo dite sulmojnë territorin e Arabisë Saudite me raketa balistike në shenjë reagimi ndaj sulmeve të koalicionit saudit kundër Jemenit. Arabia Saudite e mbështetur nga EBA prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit duke lënë të vrarë me mijëra persona dhe duke shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi.