93 palestinezë të plagosur nga sulmi i sionistëve ndaj demonstruesve detarë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81631-93_palestinezë_të_plagosur_nga_sulmi_i_sionistëve_ndaj_demonstruesve_detarë
Forcat e regjimit sionist kanë hapur zjarr ndaj demonstruesve detarë në rripin e Gazës duke plagosur të paktën 93 palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2018 07:08 Europe/Tirane
  • 93 palestinezë të plagosur nga sulmi i sionistëve ndaj demonstruesve detarë

Forcat e regjimit sionist kanë hapur zjarr ndaj demonstruesve detarë në rripin e Gazës duke plagosur të paktën 93 palestinezë.

Dje banorët e gazës kanë marrë pjesë në demonstratën e quajtur Protesta Detare, që kishte për qëllim thyerjen e rrethimit të Gazës. Protestuesit palestinezë janë sulmuar nga forcat detare të regjimit sionist. Në këtë protesta disa varka palestineze janë nisur nga brigjet Zakim në veriperëndim të Betlehemit por janë sulmuar në brigjet veriore të  Gazës nga forcat sioniste. Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë kërkuar thyerjen e bllokadës 12 vjeçare që regjimi sionist i ka imponuar rripit të gazës. Më herët janë organizuar 9 protesta të tilla detare që kishin për qëllim thyerjen e bllokadës së vendosur kundër Gazës. Protesta e madhe e palestinezëve për të drejtën e kthimit ka nisur prej 30 marsit që është Dita e Tokës. Nga ajo datë e deri më tani forcat sioniste kanë martirizuar 190 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 16 mijë të tjerë. Shumë vende të botës mes tyre Republika Islamike e Iranit, si dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar krimet e sionistëve. Regjimi sionist duke konfiskuar territoret palestineze dhe duke ndërtuar koloni sioniste, synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të Palestinës dhe asaj t’i jap nuanca sioniste me qëllim që të stabilizojë sundimin e tij mbi Palestinën. Duhet theksuar se që nga koha e nisjes së protestës së madhe për të drejtën e kthimit në ditën e tokës më 30 mars në Gaza, 190 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 16 mijë të tjerë janë plagosur ndërkohë që shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.