Kthimi i qindra refugjatëve sirianë nga Libani në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81661-kthimi_i_qindra_refugjatëve_sirianë_nga_libani_në_siri
Qindra refugjatë sirianë që ishin stacionuar në Liban, janë kthyer në vendin e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2018 17:27 Europe/Tirane
  • Kthimi i qindra refugjatëve sirianë nga Libani në Siri

Qindra refugjatë sirianë që ishin stacionuar në Liban, janë kthyer në vendin e tyre.

Autoritetet siriane, në bashkëpunim me forcat e sigurisë libaneze, krijuan kushtet për kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre nga tre kalimet e Homsit, Damaskut dhe Rif Damaskut, njoftoi të martën kanali televiziv Al-Alam. Ndërkaq të shtunën, Qendra për pranimin dhe strehimin e refugjatëve në Liban ka bërë të ditur se 100 refugjatë sirianë nëpërmjet kalimit kufitar Xhadide Jabus va Al Dobusie në kufirin e Sirisë me Libanin, kanë hyrë në vendin e tyre. Organizata e Sigurisë Publike të Libanit ka njoftuar për krijimin e kushteve për kthimin e qindra refugjatëve sirianë në vendin e tyre. Që nga 18 qershori i vitit 2018 e deri më tani, mbi 13 mijë refugjatë sirianë janë kthyer nga vendet e ndryshme të botës në Siri.