Mishel Oun: Pretendimet e Netanjahut të pabaza
Presidenti i Republikës së Libanit dënon pretendimet e reja të kryeministrit të regjimit sionist për ekzistencën e bazave ushtarake rreth aeroportit të Bejrutit, duke thënë se pretendimet janë një kërcënim i ri izraelit ndaj sovranitetit të Libanit.
Presidenti libanez Mishel Oun tha të martën në një takim me Karen Kunysel, ministrin e jashtëm austriak në Bejrut, se Libani do të përballet me çdo agresion izraelit dhe shkelje të sovranitetit të tij. Presidenti i Libanit i bëri thirrje Austrisë dhe pjesës tjetër të botës t'i kushtojnë më shumë vëmendje asaj që regjimi sionist po planifikon të kundërshtojë integritetin territorial të Libanit. Ministri i jashtëm i Austrisë gjithashtu falënderoi Libanin për strehimin e mijëra refugjatëve sirianë, duke thënë se Austria gjithmonë ka theksuar në ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Libanit. Kryeministri i Izraelit tha të enjten në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të 27 Shtatorit se Hezbollahu i Libanit po i fsheh raketat e tij në disa vende, duke përfshirë aeroportin e Bejrutit dhe rrethinat e tij, një stadium dhe në lagjen "Al Avazi" në hyrjen jugore që qytetit Bejrutit.