Rusia kompleton dërgimin e sistemit raketor S-300 në Siri
Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se vendi i tij ka përfunduar dërgimin e sistemit të mbrojtjes raketore S-300 në Siri, pavarësisht nga kundërshtimi i fortë i autoriteteve izraelite se do të përbëjë një sfidë serioze ndaj regjimit të Tel Avivit.
"Ne kemi hyrë në një numër aktivitetesh që kanë për qëllim forcimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Republikës Arabe të Sirisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje më e mirë për personelin tonë ushtarak. Kemi përfunduar dorëzimin e komplekseve S-300. Kjo përfshin 49 pajisje: radiolokatorë me ndriçim lazer, sisteme prioritare të mbrojtjes, automjete kontrolli dhe katër raketa. Puna u përfundua një ditë më parë. Ne kemi dorëzuar tërë sistemin në Siri", tha Shoigu në një takim të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, të kryesuar nga Presidenti rus Vladimir Putin të martën. Ministri rus i mbrojtjes shtoi se do të duhet tre muaj për të trajnuar specialistët sirianë për të përdorur sistemin e raketave të mbrojtjes ajrore S-300. Muajin e kaluar, Moska u zotua të forcojë aftësitë e mbrojtjes ajrore të Sirisë duke vendosur sistemin modern të raketave në vendin arab.