Zjarr në Yanbu të Arabisë Saudite, vriten dhe plagosen 12 persona
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81682-zjarr_në_yanbu_të_arabisë_saudite_vriten_dhe_plagosen_12_persona
Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë të petrokimisë në qytetin industrial Yanbu në perëndim të Arabisë Saudite ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë lënduar 11 të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2018 12:41 Europe/Tirane
  • Zjarr në Yanbu të Arabisë Saudite, vriten dhe plagosen 12 persona

Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë të petrokimisë në qytetin industrial Yanbu në perëndim të Arabisë Saudite ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë lënduar 11 të tjerë.

Kanali televiziv Al-Akhbarija i Arabisë Saudite raportoi se Abdurrahman Abdulkadir, një funksionar mbretëror për zonat industriale Xhubejl dhe Yanbu, ka thënë se sipas hetimeve të para, zjarri ka shpërthyer në fabrikën e kompanisë kombëtare petrokimike të Arabisë Saudite (NATPET) në qytetin Yanbu si pasojë e problemeve teknike.

Vlen të theksohet se qyteti Yanbu pas qytetit Xhide, është një prej porteve të rëndësishme industriale dhe naftore të Arabisë Saudite që ndodhet në perëndim të këtij vendi.