Iraku: Pretendimet e SHBA kundër-Iranit të pabaza
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Irakut ka mohuar akuzat amerikane se Republika Islamike e Iranit po synon të sulmojë konsullatën amerikane në Basra.
Ahmed Mahxhub, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Irakut të mërkurën në Uashington, tha se akuzat amerikane se Irani po synon të kryej një sulm raketor ndaj Konsullatës amerikane në Basra, janë të pabaza. Ahmed Mahxhub gjithashtu dënoi sulmin ndaj Konsullatës iraniane në Basra, duke shtuar se konsullata iraniane do të vazhdojë të punojë në Basra në një ndërtesë të re. Departamenti i Shtetit i SHBA njoftoi vendimin për të mbyllur konsullatën amerikane në qytetin e Basrës, duke pretenduar se sulmuesit në konsullatën iraniane në Basra janë të varur nga Irani.