Një shpërthim i madh në veri të Alepos në Siri
Burimet informative kanë njoftuar për një shpërthim të madh në veri të provincës Alepo në veri të Sirisë ku si pasojë e tij janë vrarë të paktën 5 persona.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se të shtunën (sot) pasdite një shpërthim i madh ka ndodhur në qytetin I'zaz në pjesën veriore të provincës Alepo në veri të Sirisë. Thuhet se ky shpërthim ka ndodhur në zonën industriale të qytetit.
Një burim i kryengritëse të armatosur të Sirisë ka thënë se ky shpërthim ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një autobombe në mesin e civilëve dhe me padyshim që ka shkaktuar viktima.
Sipas raporteve të para, akoma nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe dëmeve të shkaktuara, mirëpo sipas dëshmitarëve okularë, me siguri se janë vrarë ose juanë djegur disa civilë si pasojë e zjarrit.