Vriten me dhjetëra mercenarë sauditë në Sirvah të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81802-vriten_me_dhjetëra_mercenarë_sauditë_në_sirvah_të_jemenit
Forcat jemenase gjatë një operacioni të kryer në qytetin Sirvah në provincën Meareb të Jemenit, kanë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2018 12:50 Europe/Tirane
  • Vriten me dhjetëra mercenarë sauditë në Sirvah të Jemenit

Forcat jemenase gjatë një operacioni të kryer në qytetin Sirvah në provincën Meareb të Jemenit, kanë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë.

Kanali televiziv Al-Masira raportoi se forcat jemenase gjatë këtij operacioni kanë vrarë edhe disa krerë të grupeve terroriste në qytetin Sirvah.

Forcat jemenase kanë sulmuar me raketa edhe pozicionet e forcave ushtarake të Arabisë Saudite në provincat Xhizan dhe Asir të Arabisë Saudite.

Burimet saudite kanë deklaruar se bilanci i humbjeve të ushtrisë së Arabisë Saudite gjatë muajit shtator të vitit 2018, ka qenë 42 ushtarë të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur.

Statistikat gjithashtu tregojnë se gjatë 9 muajve të kaluar, 467 ushtarë të forcave të Arabisë Saudite janë vrarë dhe 293 të tjerë janë plagosur. Në këto statistika ndodhen edhe emra të oficerëve të lartë të ushtrisë së Arabisë Saudite.