Terroristët mposhtën në përpjekje për të depërtuar në provincën Hamah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81827-terroristët_mposhtën_në_përpjekje_për_të_depërtuar_në_provincën_hamah
Ushtria e Sirisë ka sulmuar me armë të rënda pozicionet e grupeve terroriste në veriperëndim të provincës Hamah në perëndim të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 08, 2018 15:49 Europe/Tirane
  • Terroristët mposhtën në përpjekje për të depërtuar në provincën Hamah

Ushtria e Sirisë ka sulmuar me armë të rënda pozicionet e grupeve terroriste në veriperëndim të provincës Hamah në perëndim të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat siriane të hënën kanë thënë se ushtria e Sirisë me armë të rënda ka sulmuar terroristët e grupit të ashtuquajtur "Partia Turkestanit" që tentonin të depërtonin në dy rajonet Al-Mansure dhe Tel Vasit në veriperëndim të provincës Hamah.

Sipas burimeve siriane, gjatë operacioneve të ushtrisë së Sirisë kundër grupit terrorist "Partia Turkestani", janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë.

Javën e kaluar gjithashtu një grup i terroristëve ka tentuar që nëpërmjet qytetit Murak në veri të provincës Hamah, të depërtojë dhe sulmojë disa pozicione të ushtrisë siriane në këtë rajon, por me vigjilencën e forcave të ushtrisë siriane, terroristët janë detyruar të arratisen.