Vriten 52 terroristë në provincën Sinai Verior të Egjiptit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81831-vriten_52_terroristë_në_provincën_sinai_verior_të_egjiptit
Komanda e përgjithshme e forcave të armatosura të Egjiptit ka njoftuar për vrasjen e 52 terroristëve të armatosur gjatë një operacioni të ushtrisë së këtij vendi kundër grupeve terroriste në provincën Sinai Verior të këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 08, 2018 17:00 Europe/Tirane
  • Vriten 52 terroristë në provincën Sinai Verior të Egjiptit

Komanda e përgjithshme e forcave të armatosura të Egjiptit ka njoftuar për vrasjen e 52 terroristëve të armatosur gjatë një operacioni të ushtrisë së këtij vendi kundër grupeve terroriste në provincën Sinai Verior të këtij vendi.

Faqja informative "Al-Jeumu Al-Sabi'a" njoftoi se komanda e forcave të armatosura të Egjiptit të hënën në një deklaratë të saj ka thënë se gjatë operacioneve të ushtrisë së këtij vendi në provincën Sinai Verior, janë vrarë 52 terroristë dhe janë shkatërruar 7 vendstrehime të terroristëve si dhe 28 automjete të tyre.

Sipas kësaj deklarate, forcat egjiptiane gjithashtu kanë zbuluar dhe konfiskuar sasi të konsiderueshme të armëve dhe lëndëve eksplozive dhe municione të ndryshme.

Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë tre ushtarë egjiptianë.