Ministri i jashtëm i Turqisë takohet me Moktada Sadr
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81936-ministri_i_jashtëm_i_turqisë_takohet_me_moktada_sadr
Mevlyt Çaushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë, në takim me Moktada Sadr, liderin e lëvizjes “Sadr”, ka biseduar rreth interesave të përbashkët të të dy vendeve dhe për zhvillimet përkatëse me formimin e qeverisë së re të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 12, 2018 14:07 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Turqisë takohet me Moktada Sadr

Mevlyt Çaushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë, në takim me Moktada Sadr, liderin e lëvizjes “Sadr”, ka biseduar rreth interesave të përbashkët të të dy vendeve dhe për zhvillimet përkatëse me formimin e qeverisë së re të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Çaushoglu i cili të enjten ka filluar vizitën dyditore në Bagdad të Irakut, në një prononcim për media e ka vlerësuar pozitiv dhe të frytshëm takimin e tij me Moktada Sadr dhe ka deklaruar: “Në këtë takim kemi biseduar në lidhje me nevojat për veprime të përbashkëta mes të dy vendeve në luftën kundër terrorizmit në kuadër të standardeve juridike ndërkombëtare dhe ekzistojnë mendime të unifikuar në lidhje me këtë çështje”.

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë vuri në dukje operacionet e ushtrisë së këtij vendi kundër grupit militant PKK pas formimit të qeverisë së re të Irakut në bashkëpunim me autoritetet irakiane dhe tha: “Lufta kundër terrorizmit është e nevojshme duke respektuar tërësinë territoriale të Irakut”.

Ministri i jashtëm i Turqisë gjatë kësaj vizite gjithashtu është takuar me Barham Saleh, presidentin e Irakut, me Muhamed Al-Halbusi, kryetarin e Parlamentit të Irakut dhe me Adel Abdulmahdi, të numinuarin për kryeministër të qeverisë së re të Irakut, si dhe përfaqësuesit e komunitetit turkmen të Irakut.