Vendosja e ushtrisë irakiane përgjatë kufirit me Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81945-vendosja_e_ushtrisë_irakiane_përgjatë_kufirit_me_sirinë
Forcat e ushtrisë irakiane u vendosën në kufirin e përbashkët prej 200 kilometrash me Sirinë, në kuadër të një operacioni të gjerë për të siguruar kufijtë me Sirinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2018 16:39 Europe/Tirane
  • Vendosja e ushtrisë irakiane përgjatë kufirit me Sirinë

Forcat e ushtrisë irakiane u vendosën në kufirin e përbashkët prej 200 kilometrash me Sirinë, në kuadër të një operacioni të gjerë për të siguruar kufijtë me Sirinë.

Ky veprim bëhet brenda kuadrit të operacioneve të gjera të ushtrisë irakiane për të siguruar kufijtë e saj me Sirinë nga veriu i  rajonit Al Ka'im deri në Tel Safuk, duke mbyllur të gjitha vendkalimet që përdorin grupet terroriste. Divizioni i 7-të dhe i 8-të i Ushtrisë Irakiane do të ndalojë çdo kontrabandë dhe do të koordinohet vazhdimisht me Forcat Ajrore të Ushtrisë Irakiane dhe Qendrën e Operacioneve. Nga ana tjetër, Njësitë e Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake Irakiane arritën kryerjen e hetimeve për zbulimin e një kutie me municione në zonën Saklavije në provincën Anbar. Njësitë e Inteligjencës Ushtarake Irakiane në këtë depo kapën 83 mortaja që mund të përdoren për topa 120mm.