Anëtari i Hamasit: Bllokada e Gazës do të thyhet
Anëtari i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) tha se pushtimi i regjimit sionist do të shembet dhe tokat palestineze do të çlirohen së shpejti.
Maher Salah theksoi të premten se Kudsi dhe vendbanimet sioniste janë në krye të prioriteteve të lëvizjes Hamas dhe Gaza është qendra e gravitetit të rezistencës dhe një simbol i xhihadit, dinjitetit dhe krenarisë. Anëtari i lëvizjes Hamas, ka lajme pozitive rreth mundësisë së gjetjes së zgjidhjeve për t'i dhënë fund situatës në Rripin e Gazës, ndërkohë që përpjekjet e palëve arabe dhe ndërkombëtare po vazhdojnë. Rripi i Gazës ka qenë nën kontrollin tokësor, ajror dhe detar të Izraelit që nga viti 2006 dhe banorët e këtij rajoni po përballen me shumë probleme. Maher Salah më tej shtoi se çështja e Kudsit dhe Xhamisë Al Aksa është arsye e unitetit të umetit islam dhe arab në përballje me armikun sionist.