Vrasja e gazetarit, vështirëson situatën për Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81998-vrasja_e_gazetarit_vështirëson_situatën_për_arabinë_saudite
Zhdukja dhe vrasja e mundshme e gazetarit Khashoggi ka krijuar një situatën tepër të vështirë për Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 14, 2018 07:00 Europe/Tirane
  • Vrasja e gazetarit, vështirëson situatën për Arabinë Saudite

Zhdukja dhe vrasja e mundshme e gazetarit Khashoggi ka krijuar një situatën tepër të vështirë për Arabinë Saudite.

Britania dhe SHBA po shqyrtojnë bojkotimin e një konference të madhe ndërkombëtare në Arabinë Saudite pas zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Z. Khashoggi, kritik i qeverisë saudite, u zhduk më 2 tetor pasi vizitoi konsullatën e tij në Stamboll. Autoritetet në Stamboll besojnë se ai është torturuar dhe është vrarë brenda konsullatës nga agjentët sauditë dhe më pas trupi i tij është zhdukur. Riadi hedh poshtë pretendimet e Turqisë. Donald Trump ka thënë se do të "dënojë" Arabinë Saudite nëse ishte përgjegjëse për vrasjen. Një numër i madh sponsorish dhe grupe mediash kanë vendosur të tërhiqen nga konferenca e investimeve që pritet të zhvillohet këtë muaj në Rijad, e konsideruar si "Davo në shkretëtirë". Burime diplomatike kanë thënë se Sekretari i Thesarit i SHBA, Steve Mnuchin dhe Sekretari i Tregtisë Ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Liam Fox, nuk mund të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila drejtohet nga Princi i Kurorës së Mbretërisë, Muhamed bin Selman, për të promovuar reformën e tij.