Shtohen sulmet e sionistëve kundër palestinezëve në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82009-shtohen_sulmet_e_sionistëve_kundër_palestinezëve_në_gaza
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar bujqit palestinezë në lindje të Khan Junes në jug të Rripit të Gazës duke hapur zjarr në drejtim të tyre.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 14, 2018 11:30 Europe/Tirane
  • Shtohen sulmet e sionistëve kundër palestinezëve në Gaza

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar bujqit palestinezë në lindje të Khan Junes në jug të Rripit të Gazës duke hapur zjarr në drejtim të tyre.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e diele kanë sulmuar edhe qytezën Al-Ram në veri të Kodsit të shenjtë dhe janë përleshur me të rinjtë palestinezë dhe kanë mbyllur hyrjet në këtë qytezë.

Ndërkohë Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ditën e diele ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e kabinetit të tij dhe ka kërcënuar se do të kryejë sulme më të gjera ndaj Rripit të Gazës në rast se vazhdojnë protestat për të drejtën e kthimit.

Forcat ushtarake të regjimit sionist të premten e kaluar kanë vrarë disa palestinezë gjatë protestës për të drejtën e kthimit në kufijtë e Rripit të Gazës me territoret e pushtuara.

Forcat e regjimit sionist gjithashtu kanë sulmuar dhe bastisura rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan ku janë përleshur me të rinjtë palestinezë dhe kanë arrestuar 11 prej tyre.