Ansarullah thekson ruajtjen e rezultateve të revolucionit të popullit të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82010-ansarullah_thekson_ruajtjen_e_rezultateve_të_revolucionit_të_popullit_të_jemenit
Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit ka theksuar ruajtjen e rezultateve të revolucionit të qytetarëve të këtij vendi dhe vazhdimin e luftës kundër armiqve agresorë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 14, 2018 11:42 Europe/Tirane
  • Ansarullah thekson ruajtjen e rezultateve të revolucionit të popullit të Jemenit

Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit ka theksuar ruajtjen e rezultateve të revolucionit të qytetarëve të këtij vendi dhe vazhdimin e luftës kundër armiqve agresorë.

Data 14 tetori shënon një ditë të rëndësishme për popullin e Jemenit ku pikërisht në këtë datë në vitin 1966, populli jemenas çliroi pjesën jugore të këtij vendi nga pushtimi i Anglisë dhe qeverisjen e vetëshpallur të pjesës  jugore e vendosi nën sovranitetin kombëtar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit, ka lëshuar një deklaratë për media në të cilën i ka uruar popullit jemenas përvjetorin e "Revolucionit të 14 Tetorit" dhe ka deklaruar: "Populli i Jemenit sot po përballet me kolonializmin e pushtuesve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite me mbështetjen e Amerikës dhe regjimit sionist. Çdo popull i cili humb moralin e tij revolucionar,  ai dorëzohet përpara kolonializmit".  

Qytetarët jemenas me rastin e 52 vjetorit të Revolucionit të 14 Tetorit, janë mbledhur në një tubim protestues në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe kanë protestuar kundër agresionit të koalicionit të Arabisë Saudite dhe kanë dënuar vrasjen dhe plagosjen e mijëra qytetarëve të pafajshëm të Jemenit nga agresorët.