Ansarullah thekson ruajtjen e rezultateve të revolucionit të popullit të Jemenit
Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit ka theksuar ruajtjen e rezultateve të revolucionit të qytetarëve të këtij vendi dhe vazhdimin e luftës kundër armiqve agresorë.
Data 14 tetori shënon një ditë të rëndësishme për popullin e Jemenit ku pikërisht në këtë datë në vitin 1966, populli jemenas çliroi pjesën jugore të këtij vendi nga pushtimi i Anglisë dhe qeverisjen e vetëshpallur të pjesës jugore e vendosi nën sovranitetin kombëtar.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit, ka lëshuar një deklaratë për media në të cilën i ka uruar popullit jemenas përvjetorin e "Revolucionit të 14 Tetorit" dhe ka deklaruar: "Populli i Jemenit sot po përballet me kolonializmin e pushtuesve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite me mbështetjen e Amerikës dhe regjimit sionist. Çdo popull i cili humb moralin e tij revolucionar, ai dorëzohet përpara kolonializmit".
Qytetarët jemenas me rastin e 52 vjetorit të Revolucionit të 14 Tetorit, janë mbledhur në një tubim protestues në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe kanë protestuar kundër agresionit të koalicionit të Arabisë Saudite dhe kanë dënuar vrasjen dhe plagosjen e mijëra qytetarëve të pafajshëm të Jemenit nga agresorët.