Lieberman: Protestat e kthimit armë strategjike e Hamasit
Ministri i luftës i regjimit sionist ka deklaruar se Lëvizja e rezistencës islamike palestineze (Hamas) i ka shndërruar protestat e të drejtës për kthim në armë strategjike.
Avigdor Lieberman në një intervistë me gazetën sioniste Yediot Aharonot, ka thënë: Hamasi është i vendosur të vazhdojë marshimin për të drejtën e kthimit derisa bllokada e Gazës plotësisht të zhduket pa arritur një marrëveshje mbi këmbimin e të burgosurve dhe pa çarmatim. Lieberman ka shtuar: Para hyrjes në një luftë tjetër me Gazën, duhet të shqyrtohen të gjitha opsionet, sepse nëse ushtarët izraelitë të shkojnë në betejën e luftës kundër palestinezëve, ekziston mundësia e shkaktimit të një numri të madh të viktimave. Palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës nga data 30 Mars të këtij viti nisën protestat paqësore për të drejtën e kthimit. Palestinezët bëjnë thirrje për zbatimin e Rezolutës 194 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që i referohet të drejtës së tyre për t'u kthyer në territoret e veta. Që nga fillimi i protestave për të drejtën e kthimit, më shumë se 200 palestinezë janë martirizuar nga armët e ushtarëve sionistë dhe rreth 22 mijë të tjerë janë plagosur.