Kthehet jeta normale në lindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82046-kthehet_jeta_normale_në_lindje_të_sirisë
Me spastrimin e rajoneve lindore të Sirisë nga terroristët e ISIS, banorët e këtyre rajoneve për herë të parë pas 7 viteve, i janë kthyer jetës normale dhe kanë arritur të pranojnë programet e rrjetit kombëtar të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 15, 2018 11:50 Europe/Tirane
  • Kthehet jeta normale në lindje të Sirisë

Me spastrimin e rajoneve lindore të Sirisë nga terroristët e ISIS, banorët e këtyre rajoneve për herë të parë pas 7 viteve, i janë kthyer jetës normale dhe kanë arritur të pranojnë programet e rrjetit kombëtar të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA, njoftoi se qeveria e Sirisë po bënë përpjekje që të krijojë kushtet e nevojshme për kthimin e qytetarëve sirianë në jetën normale të tyre në rajonet lindore të Sirisë që janë shkatërruar nga terroristët.

Pas marrëveshjes mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë në lidhje me krizën në Siri, banorët e qytetit Murak në provincën Hamah të Sirisë, gjithashtu pas pesë viteve janë kthyer në vendbanimet e veta.

Ndërkohë disa njësi të ushtrisë së Sirisë në bashkëpunim me forcat lokale popullore kanë sulmuar lartësitë Al-Safa në shkretëtirën lindore dhe kanë arritur të çlirojnë një pjesë të madhe të këtij rajoni dhe kanë ngushtuar edhe më shumë hallkën e rrethimit të terroristëve të ISIS.

Këto njësi të ushtrisë siriane me mbështetjen e forcave lokale popullore kanë vazhduar avancimin në drejtim të tyrbes së Shejkh Husejn në pjesën perëndimore të lartësive Al-Safa dhe kanë hyrë në luftime të ashpra me terroristët e ISIS të cilët janë fshehur në shpellat e këtij rajoni.