Vazhdon arrestimi i palestinezëve nga forcat ushtarake sioniste
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar të paktën 15 palestinezë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të martën) kanë kryer sulme dhe bastisje në qytetet Kalkalija, Tulkaram, Nablos, Ramallah, Kods dhe Khalil në Bregun Perëndimor të Limut Jordan.
Kanali televiziv Al Alam raportoi se në protestën e 12 detare të palestinezëve e cila u zhvillua të hënën me qëllim thyerjen e bllokadës së Gazës në veri të këtij rajoni, janë plagosur 19 palestinezë duke u qëlluar me plumba nga forcat ushtarake të regjimit sionist.
Autoritetet e rezistencës palestineze kanë deklaruar se pa marrë parasysh veprimet e dhunshme të forcave sioniste, protestat në Rripin e Gazës nuk do të ndalen deri në thyerjen e bllokadës së gjithanshme ndaj këtij rajoni.