Një palestinez martirizohet gjatë sulmit të regjimit sionist në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82117-një_palestinez_martirizohet_gjatë_sulmit_të_regjimit_sionist_në_gaza
Si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist në Rripin e Gazës, është martirizuar një palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2018 12:47 Europe/Tirane
  • Një palestinez martirizohet gjatë sulmit të regjimit sionist në Gaza

Si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist në Rripin e Gazës, është martirizuar një palestinez.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se sulmet e avionëve luftarakë të regjimit sionist gjatë të mërkurës kundër pozicioneve të rezistencës në jug të Rripit të Gazës dhe në qytetin Rafah, kanë vrarë një palestinez dhe kanë plagosur tre persona të tjerë.

Ndërkohë grupet e rezistencës palestineze në një deklaratë kanë thënë se forcat e rezistencës janë të gatshme për qëndresë përball agresioneve të regjimit okupator të Izraelit dhe me të gjitha forcat do të luftojnë në mbrojtje të popullit të Palestinës.