Ushtria siriane sulmon pozicionet e ISIS në jug të vendit
Burimet siriane njoftuan për sulme të rënda me artileri dhe sulme ajrore nga ushtria siriane kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në jugperëndim të Suejdas.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se burimet nga frontet e luftës kanë thënë se këto operacione drejtohen nga brigada e katërt e ushtrisë së Sirisë dhe kanë filluar nga tre anë. Sipas këtij burimi, përpjekjet më të mëdha të ushtrisë së Sirisë janë përqendruar për të avancuar në rajonin Telul Al-Safa në rrugën Shejkh Husejn. Forcat e ushtrisë së Sirisë pas luftimeve të ashpra me grupin terrorist ISIS në këtë rajon, ka vazhduar avancimet e saj. Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë mbi 10 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS dhe janë shkatërruar disa vendstrehime të tyre në rajonin Telul Al-Safa.