Organizata “Vefak” thekson bojkotimin e zgjedhjeve formale në Bahrejn
Organizata “Vefak” e Bahrejnit me zgjedhjen e motos “Vota jote është më e vlefshme”, ka theksuar bojkotimin e zgjedhjeve formale parlamentare dhe të këshillave të qytetit që organizohen nga regjimi Al Khalifa.
Pavarësisht kërcënimeve të regjimit Al Khalifa për ndëshkimin e individëve të cilët bojkotojnë zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në këtë vend, së fundi Husejn Husejn Al-Dejhi, zv/sekretari i organizatës “Vefak” të Bahrejnit, ka shpallur bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të këtij vendi dhe ka kërkuar nga qytetarët që t’i bojkotojnë këto zgjedhje të cilat priten të organizohen më 24 nëntor.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se organizata “Vefak” e Bahrejnit ka thënë: “Zgjedhja e motos “Vota jote është më e vlefshme”, është bërë në përgjigje ndaj veprimeve të dhunshme të regjimit despotik Al Khalifa kundër popullit të pambrojtur të Bahrejnit. Vota e qytetarëve të Bahrejnit është më e vlefshme se sistemi zgjedhor i dhunshëm dhe i padrejtë, është më e lartë se sa që ajo të keqpërdoret në krizat politike, juridike, ekonomike, shoqërore dhe për korrupsionin financiar dhe administrativ”.