Neutralizohen përpjekjet e mercenarëve saudit në Taiz të Jemenit
(last modified Fri, 19 Oct 2018 14:02:29 GMT )
Tetor 19, 2018 16:02 Europe/Tirane
  • Neutralizohen përpjekjet e mercenarëve saudit në Taiz të Jemenit

Ushtria dhe forcat e rezistencës popullor të Jemenit kanë neutralizuar sulmet e mercenarëve saudit në frontin Humejr në provincën Taiz të Jemenit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se në operacionet e ditës së premte të ushtrisë dhe forcave të rezistencës popullore të Jemenit në provincën Taiz në jug të këtij vendi, janë vrarë ose plagosure me dhjetëra mercenarë sauditë.

Forcat jemenase kanë filluar operacione të gjera kundër mercenarëve saudit edhe në provincën Dali’e në jug të Jemenit.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë së Jemenit ka deklaruar se sulmet ajrore të koalicionit saudit në xhaminë Al-Rrahma në qytetin Al-Maravea në provincën Hudejdah në perëndim të Jemenit, kanë vrarë tre civilë jemenas.

Avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit kanë bombarduar edhe disa fshatra të qytetit Razeh në provincën kufitare Sa’de. Akoma nuk është publikuar ndonjë raport për dëmet dhe viktimat e shkaktuara nga këto sulme.

 

Tags