Arabia Saudite konfirmon vrasjen e gazetarit kritik Khashoggi
Gazetari Jamal Khashoggi ka vdekur gjatë një përplasje fizike në konsullatën saudite në Stamboll, raportoi televizioni shtetëror i vendit.
Kjo është hera e parë që mbretëria ka pranuar se Khashoggi ka vdekur. Mbreti saudit Selman gjithashtu raportohet se ka urdhëruar formimin e një komiteti ministerial, të kryesuar nga Princi i Kurorës Muhamed bin Selman, për të ristrukturuar shërbimet e inteligjencës. Gazetari u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, për të marrë dokumentet që do ta lejonin të martohej me të fejuarën e tij Hatice Cengiz. Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ajo që ndodhi ishte "e papranueshme", por Arabia Saudite ishte një "aleate e madhe". Duke folur në një tryezë të rrumbullakët, Trump tha se arrestimet ishin një "hap i parë" i rëndësishëm. Ai vlerësoi faktin që mbretërinë veproi shpejt dhe ndërkohë u shpreh se sanksionet ishin një opsion kundër vendit, por duke marrë parasysh efektin e mundshëm që lëvizje të tilla do të kishin në ekonominë amerikane.