Ushtria siriane sulmon pozicionet e terroristëve në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82213-ushtria_siriane_sulmon_pozicionet_e_terroristëve_në_alepo
Ushtria siriane ka sulmuar pozicionet e terroristëve në veri të qytetit Alepo në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 20, 2018 19:35 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane sulmon pozicionet e terroristëve në Alepo

Ushtria siriane ka sulmuar pozicionet e terroristëve në veri të qytetit Alepo në Siri.

Pjesë të këtij qyteti që nga viti 2012 kontrollohen akoma nga forcat terroriste. Nga ana tjetër, njëkohësisht me hapjen e korridorit kufitar në kufirin mes Sirisë dhe Jordanisë, ka filluar kthimi i refugjatëve sirianë në vendbanimet e tyre në Siri. Burimet informative nga Jordania njoftuan se pas fillimit të punës së korridorit kufitar Nasib, me dhjetëra refugjatë sirianë nëpërmjet këtij korridori, janë kthyer në vendin e tyre. Vlen të theksohet se korridori kufitar Nasib mes Sirisë dhe Jordanisë për shkak të qarkullimit të mallrave mes Jordanisë, Sirisë, Libanit dhe vendeve arabe të Gjirit Persik, konsiderohej pika kufitare me qarkullim më të dendur mes Sirisë dhe Jordanisë.