Muxhtehid: Bin Selman po shtyp kundërshtarët e tij
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82293-muxhtehid_bin_selman_po_shtyp_kundërshtarët_e_tij
Aktivisti i rrjeteve sociale që zbulon skandalet e regjimit Al Saud ka thënë se princi i kurorës së Arabisë Saudite po shtyp çdo përpjekje të mundshme që mund të reduktojë pushtetin dhe ndikimin e politik në Arabinë Saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 23, 2018 16:51 Europe/Tirane
  • Muxhtehid: Bin Selman po shtyp kundërshtarët e tij

Aktivisti i rrjeteve sociale që zbulon skandalet e regjimit Al Saud ka thënë se princi i kurorës së Arabisë Saudite po shtyp çdo përpjekje të mundshme që mund të reduktojë pushtetin dhe ndikimin e politik në Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se aktivisti i rrjeteve sociale i njohur me emrin Muxhtehid, të martën në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar: "Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite për ta liruar vetën nga faji në pjesëmarrjen e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, ka paraqitur skenarë të ndryshëm të cilët po zbaton hap pas hapi".

Qeveria e regjimit Al Saud pas një heshtje të gjatë 18 ditës dhe pas shumë përgënjeshtrimeve që bëri për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, më në fund nën presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare, të shtunën më 20 tetor deklaroi se Khashoggi është vrarë në konsullatën e këtij vendi në Stamboll.