Iraku vlerëson mbështetjen e Iranit në luftën kundër terrorizmit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Irakut falënderoi Republikën Islamike të Iranit për ndihmën që ka dhënë në luftën kundër terrorizmit.
Ahmad Mahxhub, duke thënë se vendi i tij ka ndjekur një politikë të paanshme në rajon, ka shtuar: Marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut janë solide dhe gjithnjë në rritje. Ai ka falënderuar Iranin që i ka dhënë ndihmë Irakut në luftën kundër terrorizmit dhe shprehu besimin se me fitoren ndaj terroristëve, është rikthyer siguria në Irak dhe në rajon. Mahxhub ka theksuar se pa siguri nuk mund të ndërtohet vendi dhe të forcohet ekonomia. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Irakut e quajti Republikën Islamike të Iranit si mik dhe mbështetës të Irakut dhe përshkroi nivelin e marrëdhënieve midis dy vendeve si mjaft të vlefshme.