Djemtë e Hashoggi detyrohen të takohen me mbretin e Arabisë Saudite
Dy ditë pasi që regjimi Al Saud u informua për vendimin e njërit prej djemve të Jamal Khashoggi për të hetuar nëpërmjet organeve gjyqësore çështjen e vrasjes së babait të vet në konsullatën e Arabisë Saudite, mbreti dhe princi i kurorës së Arabisë Saudite kanë zhvilluar një takim me disa prej anëtarëve të familjes së Khashoggi.
Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite dhe Muhamed bin Selman, princi i kurorës së këtij vendi, pas kritikave të gjera ndërkombëtare kundër regjimit Al Saud, në përpjekje për të rikthyer nderin e vet të humbur, të martën janë takuar me disa prej anëtarëve të familjes së gazetarit Jamal Khashogi.
Takimi i mbretit dhe princit të kurorës së Arabisë Saudite me anëtarët e familjes së Khashoggi është zhvilluar të martën pas pohimit të Arabisë Saudite se Khashoggi ishte vrarë brenda në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Pavarësisht kësaj, grupet e të drejtave të njeriut besojnë se takimi i anëtarëve të familjes së Khashoggi me mbretin Selman dhe princin e kurorës, është bërë plotësisht në mënyrë të detyrueshme.
Kjo është në kohën kur Abdullah Khashoggi, djali i gazetarit Khashoggi, më 20 tetor, u nis drejt Uashingtonit dhe bëri të ditur vendimin e vet për ngritjen e një padie në organet gjyqësore në lidhje me vrasjen babait të tij dhe kryerjen e hetimeve në lidhje me këtë krim.
Burimet informative në Uashington, bëjnë të ditur se disa gazetarë arab janë munduar të takohen me Abdullah për ta ndihmuar atë në procesin gjyqësor kundër krerëve të regjimit Al Saud.
Disa burime të tjera kanë zbuluar se familja e Khashoggi ka kërkuar nga kompania më e madhe e avokatëve mbrojtës në Amerikë për ta përgatitur një aktpadi kundër princit të kurorës së Arabisë Saudite dhe grupit të tij në gjykatat e Amerikës.
Tre djemtë e Khashoggi kanë nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shkuar në Amerikës dhe janë takuar me disa kongresist dhe funksionarë të lartë amerikanë.