Takimi i De Mistura me ministrin e jashtëm sirian
Ministri i jashtëm sirian në një takim me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen siriane ka biseduar në lidhje me përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar procesin politik në Siri dhe planet për zgjidhjen e konfliktit në këtë vend.
"Puna e komitetit kushtetues duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit mbi nevojën për të respektuar sovranitetin e Sirisë dhe integritetin territorial të këtij vendi", tha Valed Al Moalam në një takim me Stefan de Mistura të mërkurën. De Mistura në këtë takim, duke paraqitur një raport mbi veprimet e tij mbi Sirinë, ka thënë se duhet bërë çmos për të zgjidhur krizën siriane sa më shpejtë që të jetë e mundur. Qeveria e Sirisë ka filluar të gjitha përpjekjet duke shfrytëzuar të gjitha potencialet për të garantuar sigurinë dhe për të krijuar kushtet e përshtatshme për një jetë të mirë të popullit sirian.
 
							 
						 
						