Ra'jul-Jeum: Trump, mbreti i vërtetë i Arabisë Saudite!
Gazeta "Ra'jul-Jeum" ka shkruar se ata të cilët ndjekin analizat dhe komentet e kanaleve televizive në lidhje me ngjarjet e mundshme pas vrasjes së Jamal Khashoggi, mendojnë se pas kësaj ngjarje, bota do të hyjë në një fazë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Abdusatar Kasem, në një artikull analitik të publikuar në faqen informative të "Ra'jul-Jeum", shkruan: "Ndjekësit e lajmeve përkatëse me vrasjen e gazetarit saudit, mendojnë se me këtë ngjarje do të fillojë një fazë e re e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe si pasojë do shkatërrohen disa regjime dhe do të formohen disa sisteme të tjera dhe popujt do të jetojnë në një atmosferë të lirë dhe në mirëqenie të mirë.
Heroi i këtyre versioneve tronditëse të imagjinuara në lidhje me këtë ngjarje, gjithashtu është Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, i cili njihet shumë për dhënien e deklaratave të ndryshme, sidomos në lidhje me palestinezët dhe mohimin e të drejtave të tyre në tokën amë.
Media të ndryshme informative pretendojnë se Amerika dhe aleatet e saj investues evropianë në Arabinë Saudite, do ta ndëshkojnë shumë ashpër regjimin e këtij vendi.
Sipas mediave informative, Amerika dhe Evropa do të marrin masa ndëshkuese ekonomike, të sigurisë dhe politike kundër regjimit mbretëror të Arabisë Saudite.
Sipas këtyre mediave informative, perëndimi pa marrë parasysh interesat e veta në Lindjen e Mesme, do të marrë masa për krijimin e ndryshimeve politike, mirëpo për arsyet që do të përmenden në vazhdim, një mendim i tillë tregon vetëm mendjelehtësinë e mediave informative dhe punonjësve të tyre.
- Shtetet kolonialiste perëndimore janë faktorë kryesor për krijimin e regjimeve dhe feudalizmave arabë dhe më pas ndarjen e tyre në bazë të standardeve të caktuara që të jenë në shërbim të interesave të kolonializmit.
Ndarja e territorit të Shamit dhe Gadishullit Arabik dhe krijimi i regjimeve fisnore, kanë qenë veprime që janë kryer vetëm në kuadër të interesave të kolonialistëve perëndimorë.
Shtetet kolonialiste me komplotet dhe intrigat kundër popujve arabë, i kanë bërë disa fise raciste dhe kriminele që të sundojnë mbi këta popuj. Konfliktet e brendshme të shteteve arabe dhe konfliktet mes këtyre shteteve me njëri-tjetrin, kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë vetëm në interes të kolonialistëve dhe regjimit sionist.
- Shtetet kolonialiste evropiane perëndimore dhe Amerika janë po atë shtete të cilat kanë mbështetur despotizmin dhe skllavërimin e popujve, kanë mbështetur regjimet despotike arabe vetëm në kuadër të interesave ekonomike të regjimit sionist.
Shtete perëndimore kanë privuar popujt arabë nga liria dhe e drejta për të përcaktuar fatin e vendeve të tyre dhe kanë imponuar vetëm dëshirat e veta për liderët e shteteve arabe.
- Regjimet arabe nga disa aspekte, konsiderohen vetëm një "lopë qumështore" për shtetet kolonialiste. Sunduesit arabë për shkak të korrupsionit moral dhe për plotësuar dëshirat e tyre epsharake, shkojnë në shtetet kolonialiste perëndimore shpenzojnë pasurinë vendeve arabe për kënaqësitë e tyre në shtëpitë degjenerimit, në qendra argëtuese dhe në kompanitë e bixhozit të këtyre vendeve.
Prandaj, perëndimi përfiton më së shumti nga korrupsionit dhe degjenerimi moral i sunduesve arabë.
- Shtetet kolonialiste, janë eksportues të armatimeve në vendet arabe të cilat nuk kanë njohur as me teknikat luftarake dhe as nuk posedojnë luftëtarë të zgjuar. Shtetet arabe me resurse të mëdha naftore shpenzojnë me miliarda dollarë për të blerë armatime dhe pikërisht për këtë arsye fabrikat e armatimeve kanë arritur të vazhdojnë punën e tyre deri më sot.
Vendet e pasura arabe edhe nëse nuk blejnë armatime për të mbushur depot e tyre, këto armatime ato i blejnë vetëm për të përhapur korrupsionin dhe terrorizmin në vendet e tjera.
Është e përhapur shumë një thënie e njohur e cila thotë se shtetet që posedojnë burime të mëdha të naftës, nuk blejnë armatime për ta mbrojtur vetën, por me qëllim që t'i kthejnë paratë e naftës përsëri në vendet të cilat e kanë blerë këtë lëndë dhe gjithashtu për të krijuar trazira dhe konflikte në botën arabe dhe islame.
- Shumica e regjimeve arabe konsiderohen rrip rrethues për ta mbrojtur sigurinë e regjimit sionist, prandaj ato nuk duhet anashkaluar në këtë kuadër. Terroristët arabë mbështetës të terroristëve sionistë dhe të të gjithë terroristëve të tjerë, konsiderohen "një popull".
Arabia Saudite më shumë se shtetet e tjera arabe, është mbrojtëse e interesave të shteteve kolonialiste në botën arabe dhe islame.
- Amerika dhe regjimet arabe dhe sidomos regjimi Al Saud bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin në fushën e terrorizmit.
Amerika më shumë se shtetet e tjera kolonialiste kundër popujve dhe vendeve të tjera, ka kryer krime. Është e vërtetë se kolonialisti i vjetër, do të thotë Britania e Madhe dhe Franca gjithashtu kanë kryer krime të ndryshme, por Amerika konsiderohet e pakonkurentë kryerjen e krimeve, vrasjen e popujve dhe plaçkitjen e resurseve të vendeve të tjera.