Prodhimi i raketës "Badr 1P" në Jemen
Njësitë raketore të ushtrisë së Jemenit kanë njoftuar për prodhimin e raketës më të re dhe më të avancuar të tipit Badr 1P.
Përmes një deklarate, njësitë raketore të Jemenit kanë njoftuar se raketa balistike Badr 1P është tipi më i avancuar i raketës Badr 1 dhe ka shtuar: Vendi ka arritur aftësi shumë të avancuara të raketave dhe së shpejti do të nisë sisteme të tjera. Forcat ushtarake të Jemenit, kanë lëshuar disa herë raketa balistike të prodhuara brenda vendit në Arabinë Saudite, si hakmarrje për fushatën ushtarake të regjimit saudit kundër Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.