Grupet palestineze: Boshti i rezistencës, do t'i përgjigjet ashpër sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82482-grupet_palestineze_boshti_i_rezistencës_do_t'i_përgjigjet_ashpër_sionistëve
Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës në reagim ndaj krimeve të fundit të sionistëve që martirizuan tre të fëmijë palestinezë, ka deklaruar se me padyshim boshti i rezistencës do t'i japë përgjigje adekuate këtyre krimeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 29, 2018 11:48 Europe/Tirane
  • Grupet palestineze: Boshti i rezistencës, do t'i përgjigjet ashpër sionistëve

Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës në reagim ndaj krimeve të fundit të sionistëve që martirizuan tre të fëmijë palestinezë, ka deklaruar se me padyshim boshti i rezistencës do t'i japë përgjigje adekuate këtyre krimeve.

Në sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist në lindje të Dejr Al-Balah në qendër të Rripit të Gazës, janë martirizuar tre fëmijë palestinezë, ndërsa ushtria e regjimit sionist për të arsyetuar këtë krim çnjerëzor, pretendoi se tre fëmijët palestinezë ishin duke vendosur bomba në afërsi të pengesave kufitare dhe avionët luftarakë të regjimit sionist i kanë qëlluar ata.

Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës ka theksuar se pretendimet e regjimit sionist për arsyetimin e sulmit në Rripin e Gazës, janë tërësisht gënjeshtra sepse këta fëmijë palestinezë nuk kishin kurrfarë lidhje me aktivitete ushtarake.

Xhihadi Islamik i Palestinës gjithashtu duke iu drejtuar shteteve arabe që po mundohet të krijojnë marrëdhënie me regjimin sionist, ka deklaruar: "Këto shtete duhet ta dinë se turpi i normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist, inkurajon sionistët për të kryer më shumë krime kundër popullit të Palestinës.