Qyteti Haxhin në Siri sulmohet me bomba fosforike
(last modified Tue, 30 Oct 2018 07:26:02 GMT )
Tetor 30, 2018 08:26 Europe/Tirane
  • Qyteti Haxhin në Siri sulmohet me bomba fosforike

Koalicioni ndërkombëtar anti-ISIS i kryesuar nga Amerika ka bombarduar qytetin Haxhin të Sirisë ëme bomba të ndaluara fosforike.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Fars sipas të cilës, avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS i kryesuar nga Amerika kanë përdorur bomba fosforike për bombardimin e qytetit Haxhin. Më herët ministria e jashtme e Sirisë në letra të ndara për OKB dhe KS të kas organizate është ankuar ndaj përdorimit të bombave fosforike për bombardimin e qyteteve në Siri nga koalicioni ndërkombëtar dhe atë e ka cilësuar krim lufte. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj që nga viti 2014 kanë formuar një koalicion nën pretekstin e luftimit të grupit terrorist ISIS jashtë kuadrit të Kombeve të Bashkuara dhe pa koordinim me qeverinë siriane. Koalicioni amerikan deri tani ka vrarë shumë civilë të pafajshëm në Irak dhe Siri.

Tags