Siria: Regjimi izraelit  kërkon të legjitimojë okupimin e lartësive Golan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82531-siria_regjimi_izraelit_kërkon_të_legjitimojë_okupimin_e_lartësive_golan
Qeveria siriane ka dënuar ashpër zgjedhjet lokale në Golan, duke deklaruar se regjimi i Tel Avivit po kërkon të legjitimojë politikat e tij të okupimit dhe të shpronësimit të tokës atje përmes përpjekjeve të tilla.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2018 17:50 Europe/Tirane
  • Siria: Regjimi izraelit  kërkon të legjitimojë okupimin e lartësive Golan

Qeveria siriane ka dënuar ashpër zgjedhjet lokale në Golan, duke deklaruar se regjimi i Tel Avivit po kërkon të legjitimojë politikat e tij të okupimit dhe të shpronësimit të tokës atje përmes përpjekjeve të tilla.

Ministria siriane e punëve të jashtme në dy letra të veçanta drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe presidentit të radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sacha Llorenty, të martën, deklaroi se Izraeli po përpiqet të avancojë planet e tij të judaizmit dhe të zbatojë ligjin e vet në territorin e okupuar. "Siria përsërit që lartësitë e okupuara të Golanit janë pjesë përbërëse e tokës së saj dhe do të punojë që të kthehen ato territore sa më shpejt me të gjitha mjetet e mundshme. Qeveria siriane gjithashtu mbështet plotësisht rezistencën e vendit sirian përballë pushtimit izraelit dhe hedh poshtë zgjedhjet e paligjshme në lartësitë Golan", thuhet në këto letra. "Siria i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të veprojë urgjentisht dhe të ruajë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare duke dënuar agresionin izraelit ndaj qytetarëve sirianë në lartësitë e okupuara të Golanit. KS i OKB gjithashtu duhet të detyrojë Izraelin që të respektojë rezolutat përkatëse të këtij Këshilli dhe të ndalë politikat e tij të zgjidhjes së paligjshme dhe masat represive kundër popullit tonë në atë zonë", vuri në dukje Ministria e jashtme siriane.