Hamas: Normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin, nuk ndihmon Palestinën
Anëtari i lartë i lëvizjes Rezistenca Islamike e Palestinës kritikoi politikën e disa shteteve arabe për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist dhe deklaroi se ata sjelljen dhe politikën e tyre e arsyetojnë me pretendimin se po ndihmojnë popullin e Palestinës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Musa Abu Marzuk, anëtari i lartë i Hamas, të mërkurën ka thënë se disa qeveri po pengojnë hyrjen e palestinezëve në vendet e tyre dhe nuk po pranojnë t'u japin punë refugjatëve palestinezë, mirëpo në kohën kur dëshirojnë të normalizojnë marrëdhëniet e veta me armikun e popullit të Palestinës, ata këtë veprim të tyre e arsyetojnë me pretendimin se po ndihmojnë popullin palestinez dhe për t'i dhënë fund vuajtjeve të tyre.
Musa Abu Marzuk shtoi se pretendimi për të ndihmuar palestinezët po paraqitet në këtë formë në kohën kur palestinezët nuk kanë kërkuar nga ata kurrfarë ndihme dhe ishte vendosur që vetëm me përfundimin e pushtimit të normalizohen marrëdhëniet e shteteve arabe me armikun sionist.