Bashar Asad: Amerika përhap ekstremizmin në botë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82585-bashar_asad_amerika_përhap_ekstremizmin_në_botë
Presidenti i Sirisë deklaroi se Amerika po përdorë ekstremizmin për të përhapur injorancën dhe varfërinë në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2018 11:16 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Amerika përhap ekstremizmin në botë

Presidenti i Sirisë deklaroi se Amerika po përdorë ekstremizmin për të përhapur injorancën dhe varfërinë në botë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, të mërkurën në takim me anëtarët e Këshillit Botëror për Paqe dhe të Federatës Botërore të të Rinjve Demokrat në Damask, tha: “Nëse idealet do të jenë të vërteta dhe të bazuara në kërkesën dhe interesat e popujve, atëherë në mënyrë të fuqishme dhe të palëkundur mund të rezistohet përball interesave të kufizuara të disa shteteve perëndimore”.

Bashar Asad shtoi: “Mbrojtja e idealeve ka çmim të lartë dhe populli i Sirisë gjithashtu kaka paguar me çmim të lartë për ta ruajtur vendin dhe pavarësinë në vendimmarrje”.

Vlen të theksohet se kriza e Sirisë ka filluar që nga viti 2011 me sulmin e gjerë të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre me qëllim që të ndryshojnë ekuacionet politike në Lindjen e Mesme në favor të regjimit sionist, mirëpo me luftën dhe kontributin e ushtrisë dhe të popullit të sirian, dështoi ky komplot i armiqve.