Asad: Europa 'u divorcua nga realiteti' në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82592-asad_europa_'u_divorcua_nga_realiteti'_në_siri
Presidenti sirian Bashar Asad ka kërkuar nga vendet evropiane të vijnë dhe të hedhin një vështrim më të afërt mbi zhvillimet në vendin e tij, ndërsa qasjet e tyre ndaj Sirisë janë krejtësisht të "divorcuara nga realiteti".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2018 15:41 Europe/Tirane
  • Asad: Europa 'u divorcua nga realiteti' në Siri

Presidenti sirian Bashar Asad ka kërkuar nga vendet evropiane të vijnë dhe të hedhin një vështrim më të afërt mbi zhvillimet në vendin e tij, ndërsa qasjet e tyre ndaj Sirisë janë krejtësisht të "divorcuara nga realiteti".

"Një nga gabimet më të mëdha të bëra nga shumë vende evropiane është ndarja nga realiteti", tha Asad në një takim të zhvilluar të enjten me një delegacion polak që vizitoi Sirinë. Ai përshëndeti vizitën e delegacionit europian në Damask dhe tha se këto vizita ndihmojnë për të fituar njohuri më të afërta për qeveritë e huaja për të ndërtuar një politikë korrekte dhe realiste. Presidenti sirian gjithashtu përshëndeti idenë e delegacionit polak për krijimin e një komiteti të përbashkët parlamentar dhe zgjerimin e shkëmbimeve kulturore dypalëshe, duke theksuar se Damasku është i hapur për çdo përpjekje që do të ndërtojë marrëdhënie të mira mes popujve. Nga ana tjetër, delegacioni polak i kryesuar nga deputeti Pavel Skutitsky theksoi se qëllimi kryesor i vizitës së tyre në Siri ishte që të merrte një imazh më të afërt mbi zhvillimet e fundit. Ata thanë se lufta dhe arritjet e Sirisë kundër organizatave terroriste kanë kontribuar në eliminimin e terrorizmit që mund të ishte transportuar më vonë në vendet fqinje dhe në Evropë. Ata gjithashtu shprehën shpresën se shteti sirian do të zhdukte plotësisht terrorizmin dhe do të rifitojë kontrollin mbi të gjithë territorin sirian.