Ushtria siriane sulmon pozicionet e terroristëve në Hamah
Ushtria e Sirisë pas shkeljes së marrëveshjes për Idlibin nga terroristët, ka sulmuar pozicionet e grupit terrorist Tahrir Sham në veri të qytetit Hamah.
Që nga koha e marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Rusisë për krijimin e zonave pa armë në Idlib të Sirisë, ky rajon ka qenë arenë e luftimeve të një pas njëshme.
Grupi terrorist Tahrir Sham të enjten e kaluar ka sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë në zonat rreth aeroportit ushtarak Abu Duhur ku si pasojë janë vrarë dy ushtarë sirianë.
Burimet informative nga betejat e luftës kanë thënë se pas shkeljes së armëpushimit nga grupi terrorist Tahrir Sham dhe nga terroristët e lidhur me këtë grup, forcat e armatosura të Sirisë kanë sulmuar me raketa pozicionet e terroristëve në veri të Hamah.