Ushtria e Jemenit sulmon një bazë të Arabisë Saudite
Ushtria e Jemenit ka përdorur raketat balistike për të sulmuar bazën ajrore Mbreti Khaled në rajonin Asir në jug të Arabisë Saudite.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve, sipas të cilës ushtria e Jemenit në përgjigje të krimeve të koalicionit saudit, ka përdorur raketat balistike për të sulmuar bazën ajrore Mbreti Khaled në jug të Arabisë Saudite. Kjo bazë përdoret për të bombarduar Jemenin me avionët luftarakë të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite. Gjatë operacioneve forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në Naxhran të Arabisë Saudite, janë vrarë 4 ushtarakë dhe janë plagosur disa të tjerë. Gjatë sulmeve të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit që janë kryer në rajonin Al-Tal'a të provincës Naxhran, përveç se janë vrarë plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë, janë shkatërruar edhe disa automjete luftarake të tyre. Gjithashtu forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit gjatë disa operacioneve të tjera në provincën kufitare Xhizan në jug të Arabisë Saudite, u kanë shkaktuar dëme të mëdha njerëzore dhe materiale forcave ushtarake saudite.