Bashar Asad takohet me të dërguarin special të Rusisë
Presidenti i Sirisë është takuar sot në Damask me Aleksandër Lavrentev të dërguarin e posaçëm të presidentit rus, Sergei Varshinin zv/ministër i punëve të jashtme të Rusisë dhe delegacionin që e shoqëronin ata.
Gjatë takimit, i dërguari i posaçëm i Rusisë paraqiti një raport mbi konferencën e fundit katërpalëshe të mbajtur në Stamboll. Alexander Lavrentev foli gjithashtu për përpjekjet e Moskës dhe palëve tjera rajonale dhe ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në Siri. Bashar Asad gjithashtu vlerësoi përpjekjet e qeverisë ruse, veçanërisht të presidentit Vladimir Putin, për ndërhyrjen në Siri, duke shtuar se ky proces do t'i ndihmojë sirianëve të vendosin vetë për fatin e tyre. Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për formimin e Komitetit për rishikimin e kushtetutës siriane. Rusia dhe Siria kanë rënë dakord për bashkëpunim me qëllim të heqjes së pengesave që ekzistojnë në formimin e këtij komiteti.