Vriten me dhjetëra mercenarë sauditë në Hudejda të Jemenit
Komanda e forcave të armatosura të Jemenit në Sana ka njoftuar për vrasjen të paktën 30 mercenarë agresor saudit dhe plagosjen dhjetëra të tjerave në zonën Kilometri 16 në rrugën e Hudejdas.
Kanali televiziv Al Masira raportoi se forcat e rezistencës popullore të Jemenit gjithashtu gjatë operacioneve të kryera me dronë dhe me artileri sot (të martën), kanë bombarduar pozicionet e forcave agresore saudite në brigjet perëndimore të Jemenit.
Në bazë të këtij raporti, sulmet e forcave të rezistencës popullore në brigjet perëndimore të Jemenit i kanë shkaktuar dëme të mëdha njerëz dhe në makineri luftarake forcave agresore saudite.
Ndërkohë, forcat agresore të Arabisë Saudite kanë bombarduar vendbanimet civile në rajonin Hidan në provincën Sa'de në veri të Jemenit duke përdorur raketa dhe artileri.