Ministri irakian i naftës: Bagdadi kundërshton sanksionet e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82773-ministri_irakian_i_naftës_bagdadi_kundërshton_sanksionet_e_iranit
Ministri irakian i naftës në takimin me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Bagdad theksoi: Iraku kundërshton çdo sanksion të SHBA kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 07, 2018 16:26 Europe/Tirane
  • Ministri irakian i naftës: Bagdadi kundërshton sanksionet e Iranit

Ministri irakian i naftës në takimin me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Bagdad theksoi: Iraku kundërshton çdo sanksion të SHBA kundër Iranit.

Ministri irakian i naftës Samer Al Gazban, të mërkurën në takimin e zhvilluar me Iraxh Masxhed, ambasador i Iranit në Bagdad, duke thënë se populli irakian me vite ka vuajtur nga sanksionet, ka shtuar: Sanksionet shkaktojnë probleme për të gjithë njerëzit. Gazban gjithashtu vuri në dukje marrëdhëniet e mira midis Iranit dhe Irakut në sektorë të ndryshëm dhe ka shtuar: Bagdadi bën thirrje për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat, në veçanti në atë të energjisë. Maxhedi duke e uruar Gazban për zgjedhjen e tij në postin e  ministrit të naftës të Irakut, ka ofruar mbështetjen e ambasadës iraniane në Bagdad për të zgjeruar marrëdhëniet midis Iranit dhe Irakut, duke përfshirë edhe sektorin e naftës dhe energjisë.