Xhihadi Islamik: Shtimi i operacioneve kundër sionistëve tregon thyerjen e Izraelit
Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës ka deklaruar se shtimi i operacioneve anti-sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan tregon dështimin e politikave dhe veprimeve të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës të premten në një deklaratë të publikuar ditën e premte ka vlerësuar pozitivisht operacionet e rezistencës së palestinezëve kundër sionistëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe deklaroi se shtimi i operacioneve të rezistencës së palestinezëve është reagim i natyrshëm kundër krimeve të regjimit sionist kolonëve sionist dhe tregon disfatën e politikave dhe veprimeve pushtuese të regjimit sionist kundër popullit palestinez në Bregun Perëndimor.
Në Deklaratën e lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës thuhet se operacionet e rezistencës së palestinezëve janë plotësues të protestave të vazhdueshme për të drejtën e kthimit dhe faktor për krijimin e unitetit dhe qëndrueshmërisë së popullit të Palestinës kundër regjimit okupator dhe agresioneve pushtuese dhe terroriste të sionistëve.
Xhihadi Islamik në këtë deklaratë ka theksuar se rezistenca dhe përballja me regjimin sionist në Bregun Perëndimor, në Rripin e Gazës dhe në rajonet e tjera të Palestinës garanton thyerjen e komploteve që kërcënojnë çështjen e Palestinës.