Al- Houthi: Amerikanët përgjegjës për vrasjen e civilëve jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82827-al_houthi_amerikanët_përgjegjës_për_vrasjen_e_civilëve_jemenas
Lideri i grupit Al-Houthi në Jemen, ka akuzuar Amerikën si përgjegjëse për vrasjen e civilëve në Jemen nga koalicioni i Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2018 05:56 Europe/Tirane
  • Al- Houthi: Amerikanët përgjegjës për vrasjen e civilëve jemenas

Lideri i grupit Al-Houthi në Jemen, ka akuzuar Amerikën si përgjegjëse për vrasjen e civilëve në Jemen nga koalicioni i Arabisë Saudite.

Kryetari i komitetit të lartë të revolucionit të Jemenit deklaroi se amerikanët duke mbështetur koalicionin agresor saudit, po shkaktojnë vrasjen e qytetarëve të pafajshëm jemenas. Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i komitetit të lartë të revolucionit të Jemenit, në lidhje me mungesën e seriozitetit të palëve armiqësore për t’i dhënë fund luftës në Jemen, deklaroi: “Amerika, Anglia, Franca dhe rreth 17 vende të tjera kanë marrë pjesë në 5 mijë raste të shkeljes së të drejtave të njeriut në Jemen. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerika dhe aleatet e tyre nuk mund ta përfundojnë në favor të tyre luftën në Jemen”. Muhamed Ali Al-Huthi edhe më herët ka deklaruar se OKB ka pohuar 5 mijë raste të shkeljes së të drejtave të njeriut në Jemen nga ana e koalicionit amerikano-saudit dhe aleatëve të tyre, prandaj ai ka kërkuar formimin e një komiteti ndërkombëtar për hetimin e krimeve të shteteve anëtare në koalicionin agresor saudit kundër Jemenit. Vlen të theksohet se Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, kohët e fundit pas 44 muaj luftë të koalicionit agresor saudit kundër Jemenit, ka kërkuar përfundimin e luftës në Jemen.