Nasrullah: Hezbollahu do të reagojë kundër agresionit izraelit në Liban
(last modified Sat, 10 Nov 2018 19:15:34 GMT )
Nëntor 10, 2018 20:15 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Hezbollahu do të reagojë kundër agresionit izraelit në Liban

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike të Libanit Hezbollah tha se bashkëluftëtarët e tij nuk do të hezitojnë të reagojnë proporcionalisht ndaj çdo akti të agresionit izraelit kundër Libanit.

"Ne do të hakmerremi kundër çdo sulmi ndaj Libanit. Ne nuk do të pranojmë ndonjë agresion armik kundër vendit tonë, "tha të shtunën pasdite Sejed Hasan Nasrullah, ndërsa ju drejtua mbështetësve të tij nëpërmjet një fjalimi televiziv të transmetuar drejtpërdrejt nga kryeqyteti libanez, Bejrut. "Gjaku i dëshmorëve tanë mbrojti tokën tonë, kështu bëri edhe potenciali raketor i Hezbollahut. Pika jonë e forcës është fuqia e raketave, sepse ushtria libaneze është e ndaluar të marrë raketa dhe teknologji ushtarake ", vuri në dukje Nasrullah. Shefi i Hezbollahut kritikoi përpjekjet e disa shteteve rajonale arabe për të normalizuar marrëdhëniet diplomatike me regjimin izraelit. "Të dashur palestinezë, mos u brengosni për ofertat e normalizimit! Ajo që për shumë kohë ishte duke ndodhur prapa skenave, tani po ndodh në mënyrë të hapur dhe të paturpshme. Përpjekjet e tanishme të normalizimit do t'i japin fund hipokrizisë arabe dhe do të heqin maskat e mashtruesve dhe hipokritëve", deklaroi Nasrullah.

 

Tags