Agresorët sauditë përballen me rezistencë të ashpër në Hudejda
Zyrtarët jemenas thonë se pas sulmeve të agresorëve sauditë kundër Hudejdas në bregun perëndimor të Jemenit, një numër i madh mercenarësh sudanezë janë vrarë ose janë zënë rob.
Sipas burimeve jemenase, në luftimet e zhvilluara të dielën midis forcave të koalicionit agresor sauditë me luftëtarët Huthi, një numër i madh mercenarësh sudanezë janë vrarë ose janë zënë rob. Mjekët dhe burimet ushtarake jemenase po ashtu kanë deklaruar më shumë se 60 luftëtarë janë vrarë në të dyja anët gjatë 24 orëve të fundit. Arabia Saudite dhe aleatët e saj janë të dëshpëruar për të ndaluar zjarrin në Jemen, por ata duan një fitore të madhe për të vazhduar rolin e tyre ndërhyrës në bisedimet mbi fatin e vendit para se të ndalin zjarrin, përndryshe, ata nuk do të fitojnë asgjë, por poshtërim maksimal pas viteve të bombardimeve të një kombi të varfër dhe të pambrojtur. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.